Përparim Rama për kryetar të LDK-së? Muhaxheri: Nuk jem determinuesi unë, ndoshta ky i bën ballë Kurtit por për këtë vendosin delegatët

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri tha se LDK duhet me pas një udhëheqës që i bën ballë Albin Kurtit, “për momentin me deklarata që po shihen në TV, ndoshta është ky (Përparim Rama), për këtë punë duhet me vendosë 345 delegatë”, u shpreh i pari i Pejës.…

Lajme

28/07/2026 23:58

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri tha se LDK duhet me pas një udhëheqës që i bën ballë Albin Kurtit, “për momentin me deklarata që po shihen në TV, ndoshta është ky (Përparim Rama), për këtë punë duhet me vendosë 345 delegatë”, u shpreh i pari i Pejës.

“Po kërkoj një procedurë që ndoshta ky hyn në garë, ai që e fiton garën duhet me i pri LDK-së”, tha Muhaxheri në Pressing.

“Në garë mundet me qenë Përparimi, Hykmetja”, etj.., tha tutje Muhaxheri.

Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.