Grabitësit e lidhin me rrip rojën e një firme private në Graçanicës dhe ia marrin parat
Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Dobratin të Graçanicës. Policia e Kosovës njoftoi se grabitja ka ndodhur në ora 00:30, ku theksohet se grabitësit hyn në një firmë private ku edhe kryen grabitjen. Sipas raportit, roja i kësaj firme është lidhur nga grabitësit me rrip dhe më pa ia…
Lajme
Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Dobratin të Graçanicës.
Policia e Kosovës njoftoi se grabitja ka ndodhur në ora 00:30, ku theksohet se grabitësit hyn në një firmë private ku edhe kryen grabitjen.
Sipas raportit, roja i kësaj firme është lidhur nga grabitësit me rrip dhe më pa ia kanë marrë 200 euro, transmeton lajmi.net.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës (roje në një firmë private) aty kanë hyrë dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, njëri me pistoletë në dorë e kanë lidhur viktimën me një rripë lëkure dhe nga ai kanë marrë kuletën në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 200 € para të gatshme”, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu të dyshuarit, pasi kanë hapur me forcë një dhomë tjetër kanë marrë nga dollapi rreth 2500 euro të gatshme dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti është nën hetime./Lajmi.net/