Ambasadori britanik kritikon Qeverinë për veprimet e fundit në veri: Kosova ta kryejë punën që t’i bind shtet anëtare…

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kritikuar Qeveria në detyrë të Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri të vendit- duke fokusuar vëmendjen tek mbyllja e një palestre sportive. “Kosova duhet të jetë e gatshme të avancojë interesat e saj. Ne në Mbretërinë e Bashkuar e duam Kosovën pjesë të Këshillit…

Lajme

20/05/2025 15:48

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kritikuar Qeveria në detyrë të Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri të vendit- duke fokusuar vëmendjen tek mbyllja e një palestre sportive.

“Kosova duhet të jetë e gatshme të avancojë interesat e saj. Ne në Mbretërinë e Bashkuar e duam Kosovën pjesë të Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në çdo moment – kur Kosova ta ketë kryer punën e vështirë për të bindur shtetet anëtare se korniza e saj ligjore mbresëlënëse mbështetet nga një qëllim i vërtetë për të mbrojtur komunitetet joshumicë”, shkroi ai.

Ambasadori britanik tha se veprimet e javëve të fundit në veri të vendit, u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë qasjen paqësore në shërbime të përditshme.

“Veprimet e javëve të fundit në veri të Kosovës u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë qasjen paqësore në shërbime të përditshme, si klubet sportive. Këto veprime minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj – pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie – janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen dhe të fuqizohen në Republikën e Kosovës”, shkroi ambasadori britanik./Lajmi.net/