Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion
Gjatë ditës së sotme Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me një informacion që ka pranuar për një person i dyshuar për mbajtje të paaurtorizuar të armëve. Në komunikatën drejtuar mediave, thuhet se në bazë të autorizimeve përkatëse…

Lajme
Gjatë ditës së sotme Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me një informacion që ka pranuar për një person i dyshuar për mbajtje të paaurtorizuar të armëve.
Në komunikatën drejtuar mediave, thuhet se në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH.B., në fshatih Guri i Kuq, komuna e Rahovecit.
“Lidhur me këtë rast dhe në koordinim me Prokuronin kompetent, ky rast është iniciuar si rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia.
Tutje në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. /Lajmi.net/