Bashkëshortja e Erion Veliajt paraqitet në GJKKO, momenti kur Ajola Xoxa mbërrin e shoqëruar me forca policie

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e rivlerësimit. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie dhe sipas SPAK ka konsumuar 3 vepra penale. Konkretisht “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i…

Lajme

12/02/2025 08:52

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e rivlerësimit.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie dhe sipas SPAK ka konsumuar 3 vepra penale.

Konkretisht “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë”.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

YouTube player