Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërlarje e parave”
Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK” dhe “QKK”. Për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale…
Lajme
Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK” dhe “QKK”.
Për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 par.3 i KPRK-së dhe veprën penale “Shpëlarje e parave” e përcaktuar me nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së – nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.