Daut Haradinaj rrëfen momentet e daljes publike të UÇK-së
Më 28 nëntor 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe, ndodhi edhe dalja publike në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre luftëtarët që i dhanë lajmin popullit për ekzistimin e një ushtrie çlirimtare ishin, Rexhep Seli, Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj. Ky i fundit ka treguar se si erdhe…
Lajme
Më 28 nëntor 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe, ndodhi edhe dalja publike në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tre luftëtarët që i dhanë lajmin popullit për ekzistimin e një ushtrie çlirimtare ishin, Rexhep Seli, Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj.
Ky i fundit ka treguar se si erdhe momenti dhe vendimi që tre këta të dalin para publikut.
“Nuk bëhet fjalë për trimëri se unë kamë qenë më trimi, Rexha apo Muja, por rrethanat ashtu u krijuan. Kur kemi shku në Llaushë, në familjen e Sabit Gecit edhe kur jemi dakordu që tre ushtarë të uniformuar me dal edhe me prezantua UÇK-në, Drenica, natyrisht që më nderoj mu, si mysafirë kisha me thanë, pasi unë isha prej pjesës së Dukagjinit, Muja prej Qabiqit, Rexha prej Aqarevësh dhe nuk është diskutua a do të ketë maska apo jo”, ka treguar Haradinaj në Teve1
“Kur jemi nisë me shku në ceremoninë e varrimit, Rexha po me thotë mua qite maskën, jo thash s’kam marrë hiq, ka qenë një diskutim i shkurtë që me heq edhe Rexha me dal tretë pa maska. Kur kemi hy në binë, masa ka qenë në panik, disa sekonda ka qenë një ‘vdekje klinike’, dhe unë ja kam marrë mikrofonin një folësi dhe ja kam dhënë Rexhes. Aty janë degju brohoritjet UÇK UÇK”, u shpreh Haradinaj