IKSHPK jep detaje për të infektuarin me virusin e Nilit , thonë se po vazhdon të trajtohet në Infektiv
Lajmi.net ka raportuar sot në lidhje me rastin e parë të infektuar me virusin e njohur i virusi i Nilit. Kjo u konfirmua nga Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, i cili nuk dha shume detaje për këtë rast. “E kemi një rast ama nuk është diçka shqetësuese. Është një rast që e…
Lajme
Lajmi.net ka raportuar sot në lidhje me rastin e parë të infektuar me virusin e njohur i virusi i Nilit.
Kjo u konfirmua nga Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, i cili nuk dha shume detaje për këtë rast.
“E kemi një rast ama nuk është diçka shqetësuese. Është një rast që e kemi konfirmuar me virusin VNP”, tha infektologu Vishaj.
Në lidhje me këtë tashmë janë deklaruar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
IKSHPK ka njoftuar se personi që ka rezultuar pozitiv me këtë virus është i gjinisë mashkullore nga Komuna e Fushë-Kosovës.
I njëjti është hospitalizuar në Klinikën Infektive më 29 korrik për shkak ët simptomave si lodhja dhe temperature e lartë.
Tutje u tha se pacienti ditë më parë kishte qëndruar në Shqipëri dhe Ulqin, ku edhe i janë paraqitur më pas simptomat e para.
Në Shqipëri ky virus është përhapur edhe më shumë dhe gjendja ka filluar të bëhet mjaftë serioze.
“Laboratorit të Mikrobiologjisë një rast pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor (Ëest Nile Virus).Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë.Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”,u tha nga IKSHPK.
Gjithashtu u theksua se duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të parandaluar rastet e Virusit të Nilit Perëndimor.
“IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar.Në vijim të këtij njoftimi, IKSHPK ju ri-sjell informacionet për Virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij”./Lajmi.net/
Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit” në Kosovë