19 gëzhoja në vendin e ngjarjes, Policia njofton se çfarë u gjetë në shtëpinë e të dyshuarit për rastin tek “Bregu i Diellit”
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë. Policia gjithashtu ka konfirmuar se të shtënat ishin me armë të llojit AK-47. Po ashtu njësitet policore raportohet se kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja në rast ndërsa në shtëpinë e personit të dyshuar janë gjetur disa…
Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë.
Policia gjithashtu ka konfirmuar se të shtënat ishin me armë të llojit AK-47.
Po ashtu njësitet policore raportohet se kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja në rast ndërsa në shtëpinë e personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substance narkotike, transmeton lajmi.net.
“Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor.”./Lajmi.net/