Personi qëllon me armë shtëpinë e vëllait të tij, policia e arreston atë
Në një njoftim, policia ka thënë se kanë arrestuar një person i cili ka shtënë me armë në Isniq të Deçanit. Me marrjen e informatës, policia kanë dalë menjëherë, dhe kanë arrestuar personin F.H. Me arritjen e policisë në vendin e ngjarjes është kuptuar se i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë…
Lajme
Në një njoftim, policia ka thënë se kanë arrestuar një person i cili ka shtënë me armë në Isniq të Deçanit.
Me marrjen e informatës, policia kanë dalë menjëherë, dhe kanë arrestuar personin F.H. Me arritjen e policisë në vendin e ngjarjes është kuptuar se i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së vëllait të tij, raporton lajmi.net.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datë 11.06.2024, rreth orёs 22:40, ka pranuar informatë se nё fshatin Isniq – Deçan, ka tё shtёna me armё.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjёherё kanё dalё ne vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se disa persona janё pёrfshirё nё njё pёrleshje ne mes veti dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.
Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij.
Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar:
F.H. i lindur me 1989
Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.” /Lajmi.net/