Të shtëna me armë në mes dy palëve gjatë qarkullimit me vetura në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në Prishtinë. Ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili u është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin…

Lajme

04/06/2024 10:58

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në Prishtinë.

Ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili u është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri.

Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek, transmeton lajmi.net.

Rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/