Humb jetën një prej të lënduarve nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, shkruan lajmi.net. “Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin rrugorë në hyrje të Vushtrrisë”, ka thënë…
Lajme
Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, shkruan lajmi.net.
“Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin rrugorë në hyrje të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.
Ndërkohë, ai ka dhënë detaje rreth të lënduarve, ku tha se janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, më pas dy prej tyre janë dërguar në SHSKUK –Prishtinë.
Ndërsa 48 vjeçari i lënduar ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Në aksident ishin përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, më pas dy nga të lënduarit janë dërguar në SHSKUK –Prishtinë. Ndërsa, me datën 12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK- ja, është raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, ka shtuar Zahiti. /Lajmi.net/