Zyrtari amerikan takon Ministrin Maqedonci, konsultohen në fushën e mbrojtjes
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë. Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ky zyrtar amerikan ka takuar vetëm Ministrin e Mbrojtjes Ejup…
Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ky zyrtar amerikan ka takuar vetëm Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin, ka shkuar në Shtabin e KFOR’it dhe kontigjentin amerikan për t’i falënderuar për rolin që luajnë duke kontribuuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë:
Principal Director for European & @NATO Policy Alton Buland co-hosted the U.S.- Kosovo 🇺🇸-🇽🇰 Bilateral Defense Consultations w/ Kosovan Minister of Defense Ejup Maqedonci. pic.twitter.com/cHtZd5FohS
— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) February 26, 2024