Haradinaj: Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send – me 6 tetor të gjithë në shesh
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj takimeve të fundit ndërmjet liderëve politikë, duke i cilësuar ato si të padobishme. Përmes një postimi, Haradinaj ka shprehur kritika ndaj zhvillimeve politike dhe ka thënë se takimet mes liderëve nuk do të sjellin rezultat, transmeton lajmi.net. “Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë…
Lajme
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj takimeve të fundit ndërmjet liderëve politikë, duke i cilësuar ato si të padobishme.
Përmes një postimi, Haradinaj ka shprehur kritika ndaj zhvillimeve politike dhe ka thënë se takimet mes liderëve nuk do të sjellin rezultat, transmeton lajmi.net.
“Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send. Vetëm manovra se kush kujt po ia fut”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka bërë gjithashtu thirrje për pjesëmarrje në shesh më 6 tetor.
“Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh”, ka shkruar Haradinaj./lajmi.net/