Trump: Evropa ka rënë dakord se do të lirojë menjëherë rezerva të mëdha të karburantit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se disa vende evropiane kanë rënë dakord të nxjerrin në treg një pjesë të rezervave të tyre të karburantit, në një përpjekje për të ndikuar në çmimet e rritura. Trump e bëri njoftimin përmes rrjeteve sociale, por nuk dha detaje se cilat shtete do të përfshihen…

Bota

02/10/2026 17:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se disa vende evropiane kanë rënë dakord të nxjerrin në treg një pjesë të rezervave të tyre të karburantit, në një përpjekje për të ndikuar në çmimet e rritura.

Trump e bëri njoftimin përmes rrjeteve sociale, por nuk dha detaje se cilat shtete do të përfshihen në këtë proces dhe as sa do të jetë sasia e rezervave të liruara, transmeton lajmi.net.

“Evropa sapo ka rënë dakord të lirojë një sasi të madhe të rezervave të saj të mëdha të karburantit dizel. Procesi do të fillojë menjëherë”, shkroi Trump.

Çmimet e karburanteve në SHBA dhe në tregjet ndërkombëtare janë rritur gjatë muajve të fundit në kontekstin e luftës mes SHBA-së dhe Iranit.

Administrata Trump ka argumentuar se rritja e çmimeve është një nga pasojat e përpjekjeve për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore.

Trump ka deklaruar se çmimet pritet të bien pas përfundimit të konfliktit, ndonëse lufta ende nuk ka përfunduar./lajmi.net/