Dy armë, veturë me targa të huaja, mbi 70 fishekë: Policia tregon çka gjeti në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme në Podujevë. Lidhur me këtë rast tragjik ku mbeti e plagosur edhe gruaja e viktimës është arrestuar një person. Në shtëpinë e tij pas bastisjes janë gjetur një pistoletë me katër karikatorë, 62 fishekë, një pushkë gjuetie, dy antiplumba, pushkë gjuetie e një veturë me…

Lajme

12/09/2023 09:30

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme në Podujevë.

Lidhur me këtë rast tragjik ku mbeti e plagosur edhe gruaja e viktimës është arrestuar një person.

Në shtëpinë e tij pas bastisjes janë gjetur një pistoletë me katër karikatorë, 62 fishekë, një pushkë gjuetie, dy antiplumba, pushkë gjuetie e një veturë me targa të huaja.

Prokurorit kujdestar ka urdhëruar ndalimin e tij ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.

“Podujevë 11.09.2023-12:20. Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër  pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në raport.