Luftëtari i famshëm i UFC-së pranon zyrtarisht se është biseksual
Luftëtari i famshëm MMA dhe anëtari i UFC, Jeff Molina, ka habitur publikun botëror pasi pranoi publikisht se është biseksual. Kështu Molina u bë luftëtari i parë i UFC-së që identifikohet publikisht si anëtar i komunitetit “LGBTQ+”. Përkatësisht, në gjithçka ka ndikuar fakti që së fundmi në rrjetet sociale ka dalë video e tij intime…
Sport
Luftëtari i famshëm MMA dhe anëtari i UFC, Jeff Molina, ka habitur publikun botëror pasi pranoi publikisht se është biseksual.
Kështu Molina u bë luftëtari i parë i UFC-së që identifikohet publikisht si anëtar i komunitetit “LGBTQ+”.
Përkatësisht, në gjithçka ka ndikuar fakti që së fundmi në rrjetet sociale ka dalë video e tij intime dhe me atë rast Molina përmes një prononcimi të gjatë në Tëitter ka zbuluar orientimin e tij seksual.
??? pic.twitter.com/zho13QHXeT
— Jeff Molina (@jmolina_125) March 17, 2023
Ndër të tjera ai ka theksuar se “nuk dëshiron të largohet nga promovimi për shkak të homofobisë mes fansave dhe dëshiron të njihet për punën e tij në tetëkëndësh”.
Molina aktualisht është 11-2, duke përfshirë 3-0 në UFC, duke konkurruar në kategorinë e peshave fluturuese, pasi iu bashkua promovimit elitar me një fitore “30 Challenger Series”.
Lufta e tij e fundit ishte një fitore me vendim të ndarë kundër Zalgas Zhumagulov në qershor 2022./Lajmi.net/