Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Evropian

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Sadiku nuk arriti të kalojë në finale, pasi u mposht në duelin gjysmëfinal ndaj Kristina Kuluhovës. Megjithatë, me arritjen në gjysmëfinale, Sadiku siguroi medaljen e bronztë në këtë garë të rëndësishme evropiane. Kjo nuk…

Sport

24/09/2026 16:26

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku nuk arriti të kalojë në finale, pasi u mposht në duelin gjysmëfinal ndaj Kristina Kuluhovës.

Megjithatë, me arritjen në gjysmëfinale, Sadiku siguroi medaljen e bronztë në këtë garë të rëndësishme evropiane.

Kjo nuk ishte përballja e parë mes dy boksierëve, pasi Sadiku kishte triumfuar ndaj Kuluhovës në finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Për këtë sukses, urimet i janë drejtuar Donjeta Sadikut, trajneres së saj Marjolla Sallauka dhe Federatës së Boksit të Kosovës.