Mediat irlandeze me vëmendje te Kosova: Një kundërshtar që po vazhdon ngritjen
Mediat irlandeze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë Kosovës para përballjes së parë mes dy kombëtareve në nivel senior, me fokus te rritja e ekipit kosovar dhe sfida që e pret Irlandën në Prishtinë. Gazeta The Irish Times e përshkruan Kosovën si një skuadër që “po vazhdon ngritjen”, duke kujtuar se në mars ajo eliminoi…
Sport
Mediat irlandeze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë Kosovës para përballjes së parë mes dy kombëtareve në nivel senior, me fokus te rritja e ekipit kosovar dhe sfida që e pret Irlandën në Prishtinë.
Gazeta The Irish Times e përshkruan Kosovën si një skuadër që “po vazhdon ngritjen”, duke kujtuar se në mars ajo eliminoi Sllovakinë në Bratislavë, ndërsa trajneri Franco Foda e ka afruar ekipin me kualifikimin në Botëror.
Gazeta veçon edhe lojtarët Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu si pjesë të rëndësishme të ekipit.
Në konferencën për media në Prishtinë, trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, foli gjatë për kundërshtarin e radhës, duke iu referuar edhe ngritjes së Kosovës në renditjen e FIFA-s, ku aktualisht ndodhet në vendin e 78-të.
“Duhet të jem i fokusuar te ndeshja”, tha Hallgrímsson, pasi pranoi se temat rreth ndeshjes së ardhshme me Izraelin kishin marrë shumë vëmendje dhe po e largonin fokusin nga përballja me Kosovën.
Edhe RTÉ ka publikuar një material të veçantë për ndeshjen, ndërsa një tjetër shkrim i transmetuesit irlandez e ka trajtuar përballjen si një kapitull të ri në historinë e futbollit të Irlandës.
Për The Irish Times, kjo nuk është vetëm një ndeshje e re në kalendar.
Përballja në “Fadil Vokrri” është takimi i parë ndonjëherë mes Kosovës dhe Irlandës në nivelin senior, ndërsa pas saj Irlanda do të ketë luajtur kundër 53 prej 54 federatave të UEFA-s.