Simeone: Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët për mua

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur për planet e tij. ‘Rojiblancos’ po kalojnë në një periudhë të vështirë, pasi janë jashtë Ligës së Kampionëve. E, kjo ka bërë që puna e trajnerit të ‘Los colchoneros’ të vihet në dyshim nga shumë sportdashës. Por, kjo gjë nuk e shqetëson argjentinasit, pasi sipas tij e…

Sport

28/10/2022 16:29

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur për planet e tij.

‘Rojiblancos’ po kalojnë në një periudhë të vështirë, pasi janë jashtë Ligës së Kampionëve.

E, kjo ka bërë që puna e trajnerit të ‘Los colchoneros’ të vihet në dyshim nga shumë sportdashës.

Por, kjo gjë nuk e shqetëson argjentinasit, pasi sipas tij e dinë se çfarë bën për ekipin.

“Nuk më intereson se çfarë mendojnë për mua. Unë e di se çfarë jap – dhe kjo nuk mbaron sot”, u shpreh ai.

Rikujtomë që në La Liga Atletico Madrid pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, pesë më pak se pozita e dytë dhe tetë më pak se vendi i parë./Lajmi.net/