Barcelona dhe Atletico interesohen për Rabiot

Dy ekipet spanjolle interesohen për Adrien Rabiot. Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk pritet të ndodh. Gjatë merkatos së verës u raportua se mesfushori ishte afër rikthimit te Paris Saint Germain, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Tashmë e përditshmja italiane, ‘Calciomercato’ raporton se dy klube të tjera…

Sport

24/10/2022 12:04

Dy ekipet spanjolle interesohen për Adrien Rabiot.

Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Gjatë merkatos së verës u raportua se mesfushori ishte afër rikthimit te Paris Saint Germain, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tashmë e përditshmja italiane, ‘Calciomercato’ raporton se dy klube të tjera kanë shfaqur interesim për francezin, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Atletico Madrid, skuadra këto që merkaton e verës mund të marrin shërbimet e lojtarit falas./Lajmi.net/