Tchouameni: Do ta dëshmoj se e meritoj të luaj për këtë ekip të fuqishëm

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka disa komente për kritikët. Tchouameni kaloi nga Monaco te ‘Mbretërit’ për shumën e 80 milionë eurove. Çmimi i madh për të cilin paguan Real Madridi bëri që sytë të jenë gjithmonë në drejtim të francezit. Shumë medie e kryqëzuan lojtarin se duhej të dëshmonte vetën për shkak të…

Sport

17/10/2022 09:39

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka disa komente për kritikët.

Tchouameni kaloi nga Monaco te ‘Mbretërit’ për shumën e 80 milionë eurove.

Çmimi i madh për të cilin paguan Real Madridi bëri që sytë të jenë gjithmonë në drejtim të francezit.

Shumë medie e kryqëzuan lojtarin se duhej të dëshmonte vetën për shkak të shumës së majme që ‘Los Blancos’ shpenzuan për të.

Së fundmi është vetë lojtari që tha se atë do ta bëjë, pasi i di cilësitë e tij të cilat i posedon.

“Jam i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe përpiqem t’i tregoj në çdo ndeshje për të dëshmuar se e meritoj të luaj për këtë ekip të fuqishëm”, u shpreh francezi.

22 vjeçari është pjesë e padiskutueshme në formacionin e trajneri të madrilenëve, Carlo Ancelotti./Lajmi.net/