Manchester United triumfon ndaj Omonias

Manchester United ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Omonia Nicosia. 3:2 përfundoi ndeshja e vlefshme për grupet në Evropa Ligë, në mes United – Omonias. Skuadër më e mirë gjatë gjithë takimit ishin mysafirët, ku edhe triumfuan. Pavarësisht rasteve në pjesën e pare ishin vendasit që shënuan. Ansarifard arriti që në minutën e 34` të…

Sport

06/10/2022 20:51

Manchester United ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Omonia Nicosia.

3:2 përfundoi ndeshja e vlefshme për grupet në Evropa Ligë, në mes United – Omonias.

Skuadër më e mirë gjatë gjithë takimit ishin mysafirët, ku edhe triumfuan.

Pavarësisht rasteve në pjesën e pare ishin vendasit që shënuan.

Ansarifard arriti që në minutën e 34` të tund rrjetën e David De Geas.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për United, pasi shënuan tri herë.

Serinë e golave për ‘Djajtë’ e hapi Marcus Rashford, I cili realizoi në minutën e 53`.

Pas vetëm 10 minutash shënoi Antonio Martial, për t`i dhuruar epërsinë United.

Në minutën e 84` ishte Rashford që shënoi sërish për rezultatin 3:1 në favor të anglezëve.

Por, vendasit arritën të shënojnë edhe njëherë, ishte Panagiotou që realizoi në minutën e 85`.

Me këtë fitore United kanë gjashtë pikë, në vendin e dytë, Omonia ka zero pikë, në pozitën e fundit./Lajmi.net/