Eriksen: Një ditë e keqe, e nisëm keq, mund ta fajësojmë vetëm veten

Christian Eriksen ka dhënë disa komente pas disfatës së Man United ndaj Man City. Manchester City ka demoluar skuadrën e Manchester United, duke e mposhtur me rezultatin 6:1. Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë Eriksen, i cili thotë se fajin për këtë humbje duhet ta kërkojnë vetëm te vetja. “Ishte e rëndë. Secili besojmë se…

Sport

02/10/2022 20:46

Christian Eriksen ka dhënë disa komente pas disfatës së Man United ndaj Man City.

Manchester City ka demoluar skuadrën e Manchester United, duke e mposhtur me rezultatin 6:1.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë Eriksen, i cili thotë se fajin për këtë humbje duhet ta kërkojnë vetëm te vetja.

“Ishte e rëndë. Secili besojmë se ishte një ditë e keqe. Ne e nisëm me këmbë të gabuar. Ata kishin shanse qysh nga fillimi i ndeshjes”, ka thënë Eriksen, transmeton lajmi.net.

“Ne mund të fajësojmë vetëm veten. Nuk guxuam të luajmë nga prapa dhe i lamë ata të përdorin forcën e tyre. Fokusi nga kjo ndeshje duhet të jetë te vetja jonë. Ka shumë gjëra për t’u ndryshuar”, shtoi danezi.

Eriksen ishte startues në këtë ndeshje, por nuk arriti të bënte shumë, ndoshta edhe si pasojë e paraqitjes ekipore. /Lajmi.net/