Maguire mungon në derbin e Mançesterit

Harry Maguire nuk do jetë me Manchester United në ndeshjen ndaj Cityt. Java e tetë në Premier Ligë ka vendosur përball dy ekipet e Mançesterit. Sipas raportimeve të fundit në Angli, për ‘Djajtë e Kuq’ do të mungojë kapiteni i skuadrës, Harry Maguire, përcjell lajmi.net. Qendërmbrojtësi u lëndua në grumbullim me kombëtaren angleze, në ndeshjen…

Sport

30/09/2022 18:40

Harry Maguire nuk do jetë me Manchester United në ndeshjen ndaj Cityt.

Java e tetë në Premier Ligë ka vendosur përball dy ekipet e Mançesterit.

Sipas raportimeve të fundit në Angli, për ‘Djajtë e Kuq’ do të mungojë kapiteni i skuadrës, Harry Maguire, përcjell lajmi.net.

Qendërmbrojtësi u lëndua në grumbullim me kombëtaren angleze, në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë.

Kështu ai nuk do jetë i gatshëm për t`i shërbyer ekipit në derbin ndaj rivalit të qytetit Cityt.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet dy gjigantëve të Anglisë fillon në orën 15:00./Lajmi.net/