Haaland “selam” ish-it, e “nderon” me golin e “Knock Out”-it – Man City fiton ndaj Dortmundit
Manchester City ka fituar në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, në kuadër të fazës së grupeve të Champions League. Ishte pikërisht një njohje e vjetër për “verdhezinjtë” ai që e vendosi epilogun e ndeshjes. Bëhet fjalë për Erling Haaland që e realizoi golin e fitores për “Qytetarët”, ndaj ish-skuadrës së tij. Gjermanët kaluan të parët në…
Sport
Manchester City ka fituar në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.
Ishte pikërisht një njohje e vjetër për “verdhezinjtë” ai që e vendosi epilogun e ndeshjes.
Bëhet fjalë për Erling Haaland që e realizoi golin e fitores për “Qytetarët”, ndaj ish-skuadrës së tij.
Gjermanët kaluan të parët në epërsi, ne anë të Bellingham.
Kjo epërsi vijoi deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes, kur realizoi John Stones, katër minuta para se Haaland ta vuloste sfidën për 2-1. /Lajmi.net/