Oblak në radarin e Man United

Manchester United do t’i futet garës për Jan Oblak. Oblak është kthyer në një ikonë të Atletico Madrid, ku po kalon karrierën e tij tash e disa vite. Megjithatë, një ofertë për portierin slloven mund të vjen nga Manchester United, përcjell lajmi.net. Sipas ‘jeunesfooteux’, United ka prioritet transferimin e Oblak, në vitin 2023. Në vitin…

Sport

14/09/2022 15:29

Manchester United do t’i futet garës për Jan Oblak.

Oblak është kthyer në një ikonë të Atletico Madrid, ku po kalon karrierën e tij tash e disa vite.

Megjithatë, një ofertë për portierin slloven mund të vjen nga Manchester United, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘jeunesfooteux’, United ka prioritet transferimin e Oblak, në vitin 2023.

Në vitin 2023 edhe David de Gea do të mbetet pa kontratë dhe klubet mund të negociojnë edhe një shkëmbim të mundshëm.

Oblak ka qenë në mesin e portierëve më të mirë viteve të fundit. Mbetet të shihet nëse United mund ta finalizojë marrëveshjen për të. /Lajmi.net/