Ten Hag: Ronaldo i gatshëm të startojë në shumicën e ndeshjeve të United

Erik ten Hag ka dhënë përsëri komente lidhur me Cristiano Ronaldo, duke thënë se portugezi është tani në gjendje të mirë fizike. Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur në konferencë për shtyp dhe është pyetur edhe për Ronaldo. Holandezi ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë do…

Sport

07/09/2022 15:27

Erik ten Hag ka dhënë përsëri komente lidhur me Cristiano Ronaldo, duke thënë se portugezi është tani në gjendje të mirë fizike.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur në konferencë për shtyp dhe është pyetur edhe për Ronaldo.

Holandezi ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i gatshëm të startojë në shumicën e ndeshjeve të United.

“Ai (Ronaldo) startoi ndaj Brentford, pastaj jo më, por ai është gati të startojë”, ka thënë Ten Hag, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht që po (mund të startojë shumicën e ndeshjeve”, u përgjigj tutje holandezi.

Cristiano Ronaldo nuk ka qenë pikë kyçe e United, së paku këtë fillim sezon. Lojtari u la në stol në ndeshje të rëndësishme sikur ato ndaj Liverpool e Arsenal, ku CR7 zbriste në fushë vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve. /Lajmi.net/