Aguirre: Ronaldo s’do t’i bashkohet Napolit
Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Man United. Portugezi, pesë herë fitues i Topit të Artë, thuhet se mund t’i bashkohet Napolit, në një marrëveshje që sheh Victor Osimhen t’i bashkohet Man Unitedit. Megjithatë, gazetari spanjoll,…
Sport
Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Man United.
Portugezi, pesë herë fitues i Topit të Artë, thuhet se mund t’i bashkohet Napolit, në një marrëveshje që sheh Victor Osimhen t’i bashkohet Man Unitedit.
Megjithatë, gazetari spanjoll, Edu Aguirre, një nga miqtë e ngushtë të Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se portugezi nuk do të shkojë në jug të Italisë, përcjell lajmi.net.
Ronaldo kërkon futboll në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes po shikon për opsionet.
Erik ten Hag, trajneri i Man United, ka thënë se dëshira e tij është ta ketë portugezin në skuadër.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin orët e fundit të merkatos për lojtarin portugez. /Lajmi.net/