Antony afër kalimit te United – ‘Djajtë e Kuq’ paguajnë 100 milionë euro për brazilianin

Antony së shpejti do të jetë lojtar i Manchester United. Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’ Manchester United është afër nënshkrimit të Antony nga Ajax për 100 milionë euro, transmeton lajmi.net. Bisedimet mes dy klubeve tani kanë përparuar dhe një marrëveshje mund të arrihet brenda 24 orëve të ardhshme. Antony u la jashtë skuadrës së Ajax-it…

Sport

28/08/2022 14:51

Antony së shpejti do të jetë lojtar i Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’ Manchester United është afër nënshkrimit të Antony nga Ajax për 100 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Bisedimet mes dy klubeve tani kanë përparuar dhe një marrëveshje mund të arrihet brenda 24 orëve të ardhshme.

Antony u la jashtë skuadrës së Ajax-it për javën e dytë radhazi të dielën pasi skuadra e Alfred Schreuder u rreshtua kundër Utrecht-it./Lajmi.net/