Ancelotti konfirmon se Asensio mund të largohet

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar veror. Anësori po kërkon më shumë minuta dhe kjo thuhet të jetë arsyeja që dëshiron të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. E, lidhur me të ardhmen e tij ka folur edhe…

Sport

27/08/2022 18:29

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar veror.

Anësori po kërkon më shumë minuta dhe kjo thuhet të jetë arsyeja që dëshiron të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

E, lidhur me të ardhmen e tij ka folur edhe trajneri italian, i cili ka konfirmuar se lojtari po shqyrton mundësitë për një largim të mundshëm.

“Nuk di asgjë të re për Asension, por ai po i shqyrton mundësitë. Më 2 shtator gjithçka do të jetë e qartë. Nëse qëndron, ai do të jetë lojtar i rëndësishëm dhe do të isha i kënaqur pasi vitin e kaluar ai kontribuoi shumë”, ka thënë Ancelotti.

Spanjolli mund t’i bashkohet Manchester Unitedit, pasi “djajtë e kuq” tash e një kohë të gjatë janë vënë në kërkim të tij./Lajmi.net/