Taksisti kosovar ia gjeti portofolin Neuer, ndërsa ai u ‘zhgënjye’ me shpërblimi që mori nga portieri
Taksist kosovar, Hazir Stublla i kishte gjetur Manuel Neuer portofolin, më pas ia ka dorëzuar, por është nda i ‘zhgënjyer’ me shpërblimin që ka marrë nga portieri. Javë më parë Neuer e kishte humbur portofolin e tij. Ndërsa një taksist kosovar ia kishte gjetur atë dhe ishte munduar të ia dorëzojë gjermanit. “Ai kishte emrin…

Sport
Taksist kosovar, Hazir Stublla i kishte gjetur Manuel Neuer portofolin, më pas ia ka dorëzuar, por është nda i ‘zhgënjyer’ me shpërblimin që ka marrë nga portieri.
Javë më parë Neuer e kishte humbur portofolin e tij.
Ndërsa një taksist kosovar ia kishte gjetur atë dhe ishte munduar të ia dorëzojë gjermanit.
“Ai kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, ka thënë Stublla, duke treguar se në portofol kishte gjetur 800 euro cash, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard të zezë, transmeton lajmi.net.
‘Bild’ shkruan më tej se taksisti u përpoq të gjente Neuerin dhe shkoi direkt në derën e tij dhe pasi nuk e gjeti atje, shkoi në qendrën stërvitore të Bayernit.
Ai vendosi t’ia dorëzonte portofolin menaxherit të tij dhe i la të dhënat e tij, duke besuar se do të merrte një dhuratë siç e meriton.
Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të panënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të hidhur. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.
“Ky çmim është një shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti për ‘Bild’./Lajmi.net/