Llorente: Nëse Cristiano vjen, do të ketë kohë për të folur
Mesfushori i Atletico Madrid, Marco Llorente ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në ‘Civitas Metropolitano’. Ditëve të fundit është përfolur për një rikthim të Ronaldos në Spanjë, por tek rivali i qytetit të Real Madridit, Atletico. E lidhur me një kalim të yllit portugez drejt kryeqytetit spanjoll ka folur edhe…

Sport
Mesfushori i Atletico Madrid, Marco Llorente ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në ‘Civitas Metropolitano’.
Ditëve të fundit është përfolur për një rikthim të Ronaldos në Spanjë, por tek rivali i qytetit të Real Madridit, Atletico.
E lidhur me një kalim të yllit portugez drejt kryeqytetit spanjoll ka folur edhe mesfushori i ‘rojiblancos’, Marco Llorente.
“Ata flasin për aq shumë emra që nuk përfundojnë të vijnë, sa nuk ka kuptim të flasësh. Nëse ai vjen, do të ketë kohë për të folur. Unë, të paktën, përpiqem ta kaloj temën sepse flitet shumë”, tha spanjolli, përcjell lajmi.net.
Ronaldo ka edhe një vit në kontratën e tij me Manchester United, por kërkon të ndryshon ambient më herët./Lajmi.net/