Dyshohet se kërcënoi Kuvendin e Kosovës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes profilit të tij në rrjetin social, Facebook ka postuar përmbajtje kërcënuese mbi Kuvendin e Kosovës, ka mësuar Radiotelevizioni i Kosovës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për veprën “Kanosje” me datë 10 shtator në ora 19:15. Ndërkaq, siç raporton…

Lajme

12/09/2026 11:12

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes profilit të tij në rrjetin social, Facebook ka postuar përmbajtje kërcënuese mbi Kuvendin e Kosovës, ka mësuar Radiotelevizioni i Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për veprën “Kanosje” me datë 10 shtator në ora 19:15.

Ndërkaq, siç raporton RTK, i njëjti figuron i dyshuar në gjithsej 31 raste kriminale të evidentuara gjatë periudhës 2000–2023.

Ai dyshohet për vepra të ndryshme penale si vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, posedimi dhe përdorimi ilegal i armëve.

Në postimin e tij, i dyshuari kishte shkruar: “Pom vyejn 30 mashkuj patriot të armatosur mire me bllokue parlamentin e Kosovës, dhe mos me u dorëzue deri sa ti zgjedhin krejt institucionet, përgjegjësin dhe të gjitha obliginet i mar vet”.