Morata nuk e mendon largimin nga Atletico

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata nuk e mendon largimin nga Atletico Madridi. E ardhmja e Moratas duket të jetë në ‘Wanda Metropolitano’. Këtë verë spanjolli u rikthye nga Juventusi, ku ka qenë i huazuar sezonin që lamë pas. Mediat në Itali raportuan se ‘Zonja e Vjetër’, po mendon ta blejë kartonin e sulmuesit, por sipas ‘AS’…

Sport

17/07/2022 09:18

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata nuk e mendon largimin nga Atletico Madridi.

E ardhmja e Moratas duket të jetë në ‘Wanda Metropolitano’.

Këtë verë spanjolli u rikthye nga Juventusi, ku ka qenë i huazuar sezonin që lamë pas.

Mediat në Itali raportuan se ‘Zonja e Vjetër’, po mendon ta blejë kartonin e sulmuesit, por sipas ‘AS’ lojtari nuk mendon largimin nga Atletico, përcjell lajmi.net.

Siç njofton e përditshmja spanjolle, Morata e di se i duhet të dëshmojë vetën te ‘Rojiblancos’, por është i gatshëm ta bëjë atë.

29 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin nga kryeqyteti i Spanjës./Lajmi.net/