Edhe Nagelsmann mohon interesimin për Ronaldon
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ditë më parë u përfol se trajneri i ekipit bararezë, kërkon transferimin e yllit portugez, si një zëvendësues i Lewandowskit. Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai, duke thënë se nuk është e vërtetë që ka shfaqur interesim për…

Sport
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur në lidhje me Cristiano Ronaldon.
Ditë më parë u përfol se trajneri i ekipit bararezë, kërkon transferimin e yllit portugez, si një zëvendësues i Lewandowskit.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai, duke thënë se nuk është e vërtetë që ka shfaqur interesim për Ronaldon.
“Kam parë të gjitha thashethemet për interesimin tim për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet se cili do të jetë lojtari që do të zëvendësojë sulmuesin polak, Robert Lewandowskin./Lajmi.net/