Rashica pas ndeshjes: Treguam vetëbesim
Milot Rashica është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Irlandës së Veriut.
Sport
Lojtari bëri një paraqitje të mirë në fitoren e “Dardanëve” 3-2, transmeton lajmi.net.
“Ishim më të sigurt dhe me më shumë vetëbesim në aksione, ndaj kjo na ndihmoi për të shënuar dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Si unë, edhe Bytyçi u sakrifikuam jo pak, pasi në futboll duhet që të gjithë të japin maksimumin, si mënyra e vetme për të marrë rezultat pozitiv. Sot i bëmë gjërat si duhet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rashica.
Lojtari ishte protagonist kryesor në penaltinë e fituar për golin e parë, pasi u pengua nga mbrojtja mysafire në mënyrë të palejuar. /Lajmi.net/