Lyoni shumë afër nënshkrimit me Lacazette
Lyoni është shumë afër për t’u transferuar të skuadra franceze Olympique Lyon.

Sport
Francezit i skadon kontrata me Arsenalin në qershor të këtij viti dhe klubi nuk është i interesuar për t’ia vazhduar kontratën 31-vjeçarit.
Lyoni është një njohje e vjetër për lojtarin i cili luajti edhe më herët aty, para se të transferohej në “Emirates Stadium”, në vitin 2017, transmeton lajmi.net.
Lajmin për avancimin e bisedave në mes të sulmuesit dhe ish-klubit e dha Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Sipas tij, edhe presidenti i ish-kampionëve francezë është deklaruar për këtë çështje, duke thënë se janë duke bërë gjithçka që ta kthejnë atë në skuadër. /Lajmi.net/