Dy vrasje brenda javës në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri në Bashkësi
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pasi sot ka ndodhur vrasja e dytë brenda kësaj jave në këtë Komunë. Ai ka thënë se Komuna e tyre po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike, ku pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur të premtën, Gjilani është prekur sonte nga…
Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pasi sot ka ndodhur vrasja e dytë brenda kësaj jave në këtë Komunë.
Ai ka thënë se Komuna e tyre po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike, ku pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur të premtën, Gjilani është prekur sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës.
Hyseni ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre në këto ngjarje, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
“Për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit dhe të ligjit, do të koordinojmë hapat e menjëhershëm për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në çdo pjesë të komunës sonë. Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional. Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla. I ftoj të gjithë qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim të plotë me organet e rendit”, ka shkruar Hyseni. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: