Correa mendon largimin nga Atletico

Angel Correa mendon të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

28/05/2022 09:17

Correa ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, por mund të largohet këtë verë nga ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas ‘Marca’ argjentinasi dëshiron të përfundoi kohën e tij me ‘rojiblancos’ dhe të kërkojë një klub të ri këtë verë, përcjell lajmi.net.

Mungesa e minutave në Ligën e Kampionëve, ku ai filloi vetëm tre herë këtë sezon, thuhet se është arsyeja kryesor që lojtari dëshiron të largohet nga Atletico.

Correa ka 10 paraqitje këtë sezon në Ligën e Kampionëve ku ka gjetur golin vetëm njëherë./Lajmi.net/