Real Madridi mendon rikthimin e Fran Garcia

Gjiganti spanjoll Real Madrid po mendon rikthimin e Fran Garcias.

Sport

18/04/2022 10:52

Real Madridi aktualisht po kalon në një sezon mjaft të mirë. Ata janë lider në La Liga dhe gjenden në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Përkundër kësaj ata janë duke planifikuar skuadrën për sezonin 2022-23.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe presidenti Florentino Perez janë takuar javën e kaluar, për të biseduar në lidhje me blerjet e reja si dhe largimet e mundshme.

Sipas ‘DefensaCentral’, ata kanë diskutuar në lidhje me rikthimin e mbrojtësit të majtë, Fran Garcia në ekip, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi Marcelo është shumë pranë largimit nga ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa ata përveç brazilianit kanë vetëm Ferland Mendy si mbrojtës të majtë.

Garcia dikur ishte pjesë e akademisë së Real Madridit si dhe ekipit të dytë të ‘Los Blancos’, por që tashmë luan për Rayo Vallecano./Lajmi.net/