Tre ekipe nga Premier Liga në garë për Depay

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Everton janë në garë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Sport

07/04/2022 18:05

Depay ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.

Ai nuk po e gjen vetën në formacion të Xavi Hernandez, andaj kjo mund të ndikojë në paraqitjen e tij në Kampionatin Botëror që do zhvillohet këtë vit.

Kjo supozohet se është arsyeja pse holandezi pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet nga “Fichajes”, tre ekipe të Premier Ligës si Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni kanë shprehur interesim për të nënshkruar me Memphis Depay.

Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Xavi, si duket nuk e ka më në planet e veta yllin holandez, dhe mund të aprovojë largimin e tij nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Në këtë sezon, në 30 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, Memphis Depay ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar dy asistime./Lajmi.net/