Lewandowski i thotë po Barcelonës

Robert Lewandowski duket se ka pranuar të transferohet drejt Barcelonës.

Sport

03/04/2022 09:18

Ylli polak, Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të viti 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.

Koha e tij në ligën gjermane me gjasë ka përfunduar, pasi Lewa nuk e ka ndërmend rinovimin.

Barcelona është ekipi që kanë shfaqur interesim më të madh për lojtarin, ata kanë ofruar 60 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Sipas ‘Sport’, Lewa ka pranuar të transferohet drejt ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Ai preferon të luajë në La Liga dhe plani i Barcës i ka tërhequr vëmendjen yllit nga Polonia.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se ku do të jetë destinacioni i 33 vjeçarit.

Këtë sezon në 28 paraqitje në Bundesligë, sulmuesi ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar një herë./Lajmi.net/