Joao Cancelo jep komentet e para pas rinovimit të kontratës
Joao Cancelo ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Manchester City.
Sport
Marrëveshja e re e 27-vjeçarit do të thotë se ai do të qëndrojë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2027, kohë në të cilën ai do të ketë kaluar tetë vjet në klub.
Cancelo ka qenë një talent që kur mbërriti në futbollin anglez, duke ripërcaktuar rolin e një mbrojtësi të krahut me një seri paraqitjesh të vazhdueshme të shkëlqyera sulmuese dhe ai thotë se është në vendin më të mirë për të arritur ambiciet e tij në karrierë.
Për rinovimin e kontratës ai është shprehur shumë i lumtur dhe thotë se synon edhe më shumë suksese.
“Man City është një klub fantastik, ndaj jam tepër i lumtur që kam nënshkruar këtë marrëveshje të re. Lojtarët kanë gjithçka që u nevojitet për të arritur potencialin e tyre të plotë, me ambiente të mahnitshme, bashkëlojtarë të klasit botëror dhe një menaxher të jashtëzakonshëm që na shtynë”, tha portugezi.
“Nuk ka askund më mirë për të luajtur futboll dhe është kënaqësi të punosh këtu. Kam aq shumë sa dua të arrij para se të përfundojë karriera ime, dhe Man City më ofron mundësinë më të mirë për të përmbushur ambiciet e mia”, shtoi Cancelo pas rinovimit.
“Kjo kontratë e re do të thotë se unë tani kam fokus të plotë në përmirësimin e lojës time dhe të fitoj më shumë trofe me këtë ekip”, ishin fjalët e lojtarit të City, transmeton lajmi.net
Që nga bashkimi me Cityn në verën e vitit 2019, Cancelo ka luajtur 106 ndeshje dhe ka fituar tre trofe të mëdhenj.
Të gjithë në City janë të lumtur që Joao ka zgjatur qëndrimin e tij dhe i urojnë atij më të mirën me pjesën e mbetur të kohës në Man City. /Lajmi.net/