Selektori i Argjentinës komenton transferimin e Julian Alvarez te Man City
Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez ka bërë lëvizjen më të madhe në karrierën e tij të deritashme.
Sport
22 vjeçari luante deri më tani me skuadrën e River Plate, por gjatë kësaj merkatoje, në ditën e fundit të saj, Manchester City bëri një lëvizje dhe siguroi kartonin e lojtarit.
Alvarez kaloi te skuadra e Manchester City, me këta të fundit që paguan 14 milionë funte në start. Lëvizjen e lojtari e ka komentuar edhe trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni.
“Ne nuk vlerësojmë skuadrën në të cilën ai luan, por vlerësojmë si ai luan. Ne jemi të lumtur për të. Ai është një djalë që mund të jap kontribut te ne, si sulmues dhe në pozita të tjera”, ka thënë Scaloni, transmeton lajmi.net.
“Është e qartë se Manchester City është një prej klubeve më të mira dhe do të takohet me më të mirët. Kur je i mirë dhe luan me më të mirët, je edhe më i mirë. Ai vetëm do të rritet dhe kjo është pozitive për futbollin argjentinas që ai bëri një lëvizje të tillë”, shtoi selektori i Argjentinës.
Julian Alvarez do të qëndrojë te skuadra e River Plate së paku deri në fund të korrikut, por mund të afrohet më herët në Britani të Madhe, varësisht nga ecuria në Copa Libertadores./ Lajmi.net/