Manchester City shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Julian Alvarez
Skuadra e Manchester City është afër finalizimit të një tjetër transferimi tejet interesant.
Sport
Raportime të ESPN bëjnë të ditur se Manchester City janë afër të mbyllin marrëveshjen me River Plate, për sulmuesin Julian Alvarez, transmeton lajmi.net.
Kampionët e Premier League kanë pasur rivalitet nga Milan për shërbimet e 21 vjeçarit, por duket se për 20 milionë funte do ta kenë kartonin e argjentinasit.
Alvarez nuk do të zyrtarizohet si lojtar i City deri në verë, me klubin që janë të hapur ta kthejnë atë te River Plate për gjashtë muajt e radhës.
Në 2021, Alvarez ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje në Primera Division të Argjentinës. /Lajmi.net/