Statistikë e tmerrshme, Real Madrid ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi për LK
Klubi më i madh në Evropë, Real Madrid duket se nuk është si para disa viteve.
Sport
“Los Blancos” dje u turpëruan në shtëpi nga klubi i Moldavisë, Sheriff Tiraspol që i mposhti me rezultat 1 – 2 midis “Santiago Bernabeut”, përcjellë lajmi.net.
Por, kjo nuk është e gjitha, ngase Reali për momentin është duke kaluar në një formë jo të mirë.
Real Madrid ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit si vendas në Ligën e Kampionëve, që është turpëruese ngase siç dihet njihen si “Mbreti” i Evropës me 13 trofe.
Shtatë ndeshjet e fundit të Realit si vendas:
Real Madrid 0 – 3 CSKA
Real Madrid 1 – 4 Ajax
Real Madrid 2 – 2 Club Brugge
Real Madrid 6 – 0 Galatasaray
Real Madrid 2 – 2 PSG
Real Madrid 1 – 2 Manchester City
Real Madrid 1 – 2 Sheriff Tiraspol.
Në ndeshjen e radhës, Reali është mysafirë i Shakhtar Donetsk./Lajmi.net/