Mbappe kërkon falje publike pas polemikës në Kinë
Kylian Mbappe ka kërkuar falje pas polemikës së shkaktuar nga një video, në të cilën sulmuesi francez bëri një koment për një imazh të montuar që e paraqiste si Mao Ce Dunin, ish-udhëheqësin e Kinës. Deklarata shkaktoi reagime në Kinë, ndërsa mediat raportuan edhe për pasoja në transmetimet e La Ligës dhe bashkëpunimet komerciale të…
Sport
Kylian Mbappe ka kërkuar falje pas polemikës së shkaktuar nga një video, në të cilën sulmuesi francez bëri një koment për një imazh të montuar që e paraqiste si Mao Ce Dunin, ish-udhëheqësin e Kinës.
Deklarata shkaktoi reagime në Kinë, ndërsa mediat raportuan edhe për pasoja në transmetimet e La Ligës dhe bashkëpunimet komerciale të futbollistit, shkruan Indeksonline
Për këtë situatë lojtari i dytë më i mirë në botë, ka reaguar me një kërkim falje.
“Komenti im ishte i pamenduar dhe sot e kuptoj se ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetin kinez në mbarë botën. U kërkoj falje të gjithë atyre që janë ndier të fyer nga fjalët e mia. Ky nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij, dhe më vjen sinqerisht keq”, thuhet në mesazhin e sulmuesit të Real Madridit.