Kvaratskhelia i nënshtrohet operacionit, humbet sezonin
Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë. Futbollisti i Paris Saint-Germainit është operuar në spitalin “Aspetar” në Doha të Katarit, ndërsa tani do të nisë procesin e rehabilitimit për t’u rikthyer në fushat e blerta. Kvara u lëndua gjatë ndeshjes…
Sport
Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.
Futbollisti i Paris Saint-Germainit është operuar në spitalin “Aspetar” në Doha të Katarit, ndërsa tani do të nisë procesin e rehabilitimit për t’u rikthyer në fushat e blerta.
Kvara u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës në UEFA Champions League.