Një muaj paraburgim për burrin e Arlinda Zekajt, dyshohet se kreu veprën penale “mospërfillja e Gjykatës”
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393, paragrafi 1, i KPRK-së. Gjyqtarja e Procedurës…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393, paragrafi 1, i KPRK-së.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit J.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, të KPPRK-së. Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.
Jeton Sylaj, është bashkëshorti i Arlinda Zekajt, gruas që u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomericë të Pejës.
Arlinda Zekaj kishte urdhërmbrojtje nga Gjykata Themelore në Pejë që bashkëshorti i saj të mos afrohet më afër se dy metra në shtëpinë ku po jetonin bashkë.
Në ditën e vrasjes së saj, bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj është arrestuar pasi nuk e ka përfillur gjykatën, ndërsa Arlinda Zekaj ka deklaruar në Polici. Menjëherë pas kthimit në shtëpi, Zekaj është vrarë nga kunati i saj, Albert Sylaj i cili ndodhet në arrati ende që nga dita e vrasjes.
Sot në Radafc të Pejës, i është dhënë lamtumira Arlinda Zekajt ndërsa në vend po kërkohet dorëheqje dhe llogari nga personat që e kanë shpërfillur kërkesën e viktimës për mbrojtje të jetës së saj. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Gjykatës: